Ardian Gjini sërish në mbrojtje të drejtorit të dyshuar për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Gjini sërish në mbrojtje të drejtorit të dyshuar për korrupsion

    Insajderi
    23 July 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar sot katër persona në Gjakovë, të cilët po dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i kësaj komune, Arben Bakalli, i cili po vazhdon të mbrohet nga kryetari Gjini, shkruan Insajderi.

    Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

    Ai është shprehur i befasuar me arrestimin e këtyre zyrtarëve komunalë, duke e parë si të panevojshme.

    Postimi i plotë:

    Jam sinqerisht i befasuar me arrestimin e ish-kolegëve dhe kolegëve të mi. E shoh këtë arrestim si plotësisht të panevojshëm derisa kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të kuptueshëm – si brenda institucionit, ashtu edhe në opinionin publik.

    Jam i bindur në ndershmërinë dhe profesionalizmin e kolegëve dhe ish-kolegëve të mi. Prandaj, besoj se është e domosdoshme që Prokuroria të sqarojë qartë dhe publikisht për çfarë konkretisht po akuzohen ata – jo me terma të përgjithshëm si “shpërdorim detyre”, por me fakte konkrete. Qytetarët kanë të drejtë të informohen drejt, sidomos në një periudhë kaq të ndjeshme si kjo para zgjedhjeve.

    Gjithmonë kam besuar dhe besoj në drejtësi. Por është detyrë edhe e organeve të drejtësisë që ta mbrojnë sistemin nga çfarëdo ndërhyrje që e cenon besimin e qytetarëve në vet atë sistem.

    Të gjithë duhet t’i nënshtrohen sundimit të ligjit, e ligji duhet të jetë i drejtë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark