MPJ apelon qytetarët: Shmangni udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ apelon qytetarët: Shmangni udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë

    Insajderi
    23 July 2025 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka lëshuar një apel për qytetarët e Kosovës, duke u kërkuar që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë.

    Sipas MPJ-së, autoritetet serbe kanë shtuar rrezikun e ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare ndaj qytetarëve kosovarë.

    Ministria thekson se situata mund të krijojë pasiguri për ata që kalojnë në Serbi, prandaj u bëhet thirrje qytetarëve të veprojnë me kujdes dhe të marrin masa paraprake për të shmangur rreziqet.

    ”Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe”, thuhet në reagimin e MPJ-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark