Njësia e Trafikut në Prishtinë konfiskon 10 motoçikleta për mungesë të dokumentave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësia e Trafikut në Prishtinë konfiskon 10 motoçikleta për mungesë të dokumentave

    Insajderi
    23 July 2025 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të planit “Siguria në trafik”, dhe masave të shtuara, me fokus të veçantë te ngasësist e motoçikletave dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike, vetëm gjatë ditës së sotme Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka konfiskuar 10 motoçikleta.

    Kjo për shkak të mungesës së dokumentacionit, skadimit të regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.

    Gjithashtu, janë shqiptuar rreth 15 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme.

    Sipas njoftimit është bërë e ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe zbatimit të rregullave të komunikacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark