75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Insajderi
    24 July 2025 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

    Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale.

    Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2471 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 19 persona, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark