Nisë konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias, raportohet për të vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nisë konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias, raportohet për të vrarë

    Insajderi
    24 July 2025 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konflikt i armatosur që shpërtheu të enjten midis Kamboxhias dhe Tajlandës la të vrarë nëntë civilë tajlandezë në tri provinca, tha ushtria tajlandeze.

    Në mesin e të vrarëve përfshihet edhe një 8-vjeçar, raporton The Guardian.

    Ushtria tha se 14 persona të tjerë në Tajlandë janë plagosur si pasojë e luftimeve.

    Tajlanda tha se një avion luftarak F-16 kishte goditur në Kamboxhia dhe kishte shkatërruar një objektiv ushtarak. Ushtria tha se disa avionë të tjerë ishin gati për t’u vendosur atje.

    “Ne kemi përdorur fuqinë ajrore kundër objektivave ushtarake siç ishte planifikuar”, u tha gazetarëve zëvendëszëdhënësi i ushtrisë tajlandeze, Richa Suksuwanon.

    Para shpërthimit të luftimeve të sotme, Kamboxhia tha më herët të enjten se po marrëdhëniet diplomatike me Tajlandën ishin në nivelin e tyre më të ulët, duke dëbuar ambasadorin tajlandez dhe duke tërhequr të gjithë stafin kamboxhian nga ambasada e saj në Bangkok.

    Kjo ishte si kundërpërgjigje e mbylljes së kalimeve kufitare verilindore me Kamboxhian nga Tajlanda, tërheqjes së ambasadorit të saj dhe dëbimit të ambasadorit kamboxhian të mërkurën në shenjë proteste kundër një shpërthimi mine tokësore që plagosi pesë ushtarë tajlandezë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark