Zhduket një aeroplan me rreth 50 persona në lindjen e largët të Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zhduket një aeroplan me rreth 50 persona në lindjen e largët të Rusisë

    Insajderi
    24 July 2025 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kontrollorët ajrorë të enjten e humbën kontaktin me një aeroplan të tipit An-24 me rreth 50 persona në të në lindjen e largët të Rusisë dhe kërkimi është duke u zhvilluar, tha guvernatori rajonal.

    Ministria lokale e emergjencave tha se aeroplani i operuar nga kompania ajrore “Angara” me bazë në Siberi u zhduk nga radarët kur po i afrohej destinacionit, qytezës Tynda të rajonit Amur, i cili kufizohet me Kinën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Guvernatori rajonal, Vasily Orlov, tha se sipas të dhënave preliminare, në aeroplan ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

    “Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë dislokuar për ta kërkuar aeroplanin” – shkroi ai në rrjetin “Telegram”.

    Ministria e Emergjencave dha numër më të vogël të njerëzve që ndodheshin në këtë aeroplan – rreth 40.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark