Loredana i reagon Jozit pas deklaratave të tij, prezanton “shoqërinë e saj të keqe” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Loredana i reagon Jozit pas deklaratave të tij, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

    Insajderi
    24 July 2025 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku foli për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania dhe komentoi edhe mbi marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka vonuar reagimi i saj në rrjetet sociale.

    Në një postim në Instagram, Loredana ka rishpërndarë një foto ku shfaqet përkrah gazetarit të njohur Eraldo Rexho, të cilin e shoqëron me mbishkrimin ironik: “Shoqëria e keqe”, të shoqëruar me emoji duke qeshur.

    Ky reagim vjen menjëherë pas deklaratës së Jozit, i cili tha në intervistë se “Loredana ka marrë një rrugë jo të mirë” dhe se “po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm”, duke aluduar në thashethemet që po qarkullojnë se ajo është në lidhje me reperin shqiptar, Don Xhoni.

    Foto: Loredana Brati/InstaStory

    Komenti i Loredanës duket si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe ironike ndaj këtyre fjalëve, duke e bërë të qartë që nuk i ka marrë seriozisht akuzat e ish-partnerit të saj.

    Kujtojmë që historia mes Loredanës dhe Jozefit nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVA4 dhe vijoi të komentohej edhe pas daljes së tyre, por tashmë duket se gjërat janë përfundimisht të ftohura mes tyre. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark