
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të tjera të rënda penale në rastin “Banjska” ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ky rast lidhet me sulmin e armatosur të shtatorit 2023, gjatë të cilit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku., shkruan Insajderi
Seanca e sotme gjyqësore fillimisht u hap për publikun, por më pas prokurori i çështjes kërkoi që ajo të vazhdojë me dyer të mbyllura. Sipas tij, arsyeja për këtë ishte natyra e ndjeshme e deklaratave të dëshmitarit Veljo Iliq.
Të pandehur në këtë rast janë Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për përfshirje në sulmin e armatosur ndaj njësive të Policisë së Kosovës në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit.