Është takuar dhe do të ketë një bashkëpunim me Gjestin? Përgjigjet Joz Marku - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Është takuar dhe do të ketë një bashkëpunim me Gjestin? Përgjigjet Joz Marku

    Insajderi
    24 July 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku.

    Ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm.

    Ndër tjerash ai u pyet edhe për raportin me Gjestin, me të cilin pati përplasje të mëdha gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

    Këngëtari u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur fare kontakt me të dhe se një bashkëpunim mes tyre do të ishte i pamundur.

    Pjesë nga biseda:

    Ronaldo: Ke komunikuar me Gjestin?

    Jozi: Kurrë.

    Ronaldo: Kurrë pas Big Brotherit?

    Jozi: Asnjëherë, zero.

    Ronaldo: Keni rastisur ndokund?

    Jozi: Jo. Asnjëherë.

    Ronaldo: Po nëse menaxheri yt ose i Gjestit thotë që ju të bëni një këngë të dy? Do ta bënit?

    Jozi: Këngë të dy është e pamundur mendoj.

    Ronaldo: Pse? Ne jemi popull që dimë të falim…

    Jozi: Patjetër që po, shumë ok për atë. E shoh diçka të pamundur. Nëse duam të themi gjëra kot po mund të themi por…

    Ronaldo: Do të jesh i sinqertë në raport me publikun?

    Jozi: Po.

    Ronaldo: Zero shanse për bashkëpunime. As një mesazh ose nuk keni rastisur ndonjëherë në korridoret e Top Channel?

    Jozi: Anjëherë, nuk e di po si duket na i bëjnë këto oraret unë paradite ai pasdite. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark