Tragjedi në Mal të Zi: Babai vret vajzën e tij dy-vjeçare e më pas vetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Mal të Zi: Babai vret vajzën e tij dy-vjeçare e më pas vetën

    Insajderi
    24 July 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Mal të Zi ka njoftuar se Z.D. (34-vjeçar) dyshohet të ketë vrarë vajzën e tij dyvjeçare në Golija mbrëmë dhe më pas kreu vetëvrasje.

    Siç raportin Vijesti me burime,  Z.D e sulmoi fizikisht gruan e tij pas një grindjeje dhe më pas iku me të bijën, përcjell Insajderi.

    Pas kësaj, në polici u raportua se kishte ndodhur një tragjedi, se ishin gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij në qytetin e Golijës, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit, dhe se me shumë gjasa bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

    Oficerët e policisë dhe një ekip ambulance u dërguan në vendngjarje, ku konfirmuan vdekjen e Z.D. dhe vajzës së tij.

    Hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark