Don Xhoni i kthehet Jozit pas ‘thumbit’ për Loredanën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Don Xhoni i kthehet Jozit pas ‘thumbit’ për Loredanën

    Insajderi
    24 July 2025 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së fundmi, rrjetet sociale janë ndezur nga një reagim i reperit Don Xhoni, pas deklaratave të Jozit, i cili u shpreh se “Loredana është duke u shoqëruar me një shoqëri të keqe”.

    Kjo deklaratë është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj reperit Don Xhoni, sidomos në kohën kur po qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme mes tij dhe Loredanës.

    Mirëpo, Don Xhoni nuk ka qëndruar i heshtur.

    Në një InstaStory të postuar së fundmi, ai ka shkruar:

    “Na ishte se ç’na ishte”!

    Një frazë që duket si përgjigje thumbuese ndaj komenteve të Jozit, duke lënë të nënkuptohet, se këto komente nuk i hyjnë në vesh atyre dhe koha e tij tashmë ka ikur, Jozi është pjesë e të kaluarës së Loredanës.

    Ndjekësit tashmë janë më kureshtarë se kurrë për të zbuluar se çfarë po ndodh realisht mes Don Xhonit dhe Loredanës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark