Makthi i Neymarit vazhdon, sherr me një tifoz dhe gol “fantazmë” në humbjen e Santosit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Makthi i Neymarit vazhdon, sherr me një tifoz dhe gol “fantazmë” në humbjen e Santosit

    Insajderi
    24 July 2025 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte një natë e vështirë për Neymarin dhe Santosin, të cilët humbën 2-1 në shtëpi ndaj Internacional Porto Alegre. Humbja e lë ekipin në zonën e rënies nga kategoria dhe krijoi tension të konsiderueshëm.

    Pas ndeshjes, braziliani 33-vjeçar u përfshi në një sherr me një tifoz në tribuna, pasi kishte treguar shenja nervozizmi gjatë ndeshjes.

    Skena u zhvillua menjëherë pas fishkëllimës së fundit dhe Neymar u drejtua drejt tribunës së poshtme për t’u përballur me tifozin. Situata u nxeh aq shumë sa portieri Joao Paulo ndërhyri, duke u përpjekur të qetësonte situatën dhe ta largonte ish-yllin e Barçës nga përballja.

    Incidenti ndodhi vetëm pak minuta pas një skene tjetër ikonike, i bindur se kishte shënuar golin e barazimit, Nejmar festoi me tërbim, madje duke goditur edhe shtyllën e këndit. Por topi, i larguar nga portieri Roçet, nuk e kaloi plotësisht vijën e portës dhe VAR konfirmoi se nuk ishte gol.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark