"Të pasigurta për konsum njerëzor" – Dy kamionë me qepë nga Serbia i kthehen mbrapsht kompanisë “Fruktos” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Të pasigurta për konsum njerëzor” – Dy kamionë me qepë nga Serbia i kthehen mbrapsht kompanisë “Fruktos”

    Insajderi
    24 July 2025 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e një sasie prej 25.3 tonësh qepë të freskëta nga Serbia, me arsyetimin se produkti nuk ishte i etiketuar sipas kërkesave ligjore për mbrojtjen e konsumatorit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga Gazeta Insajderi përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, kompania importuese “Fruktos SHPK” nga Prishtina kishte tentuar të fuste në Kosovë qepë përmes dy kamionëve me targa serbe, me origjinë nga eksportuesi “Fruct Market DOO” me seli në Serbi.

    Pas kontrollit fizik dhe dokumentar të mallrave, autoritetet doganore konstatuan se produkti nuk ishte i etiketuar sipas udhëzimit administrativ që përcakton rregullat për etiketimin dhe sigurinë e produkteve ushqimore të importuara.

    Tutje, vendimi sqaron se produkti konsiderohet “i pasigurt për konsum njerëzor” dhe për këtë arsye është ndaluar hyrja në Kosovë.

    “Produkti nuk është etiketur sipas dokumentacionit dhe kontrollës fizike të mallit dhe, si i tillë, konsiderohet i pasigurt për konsum njerëzor,” thuhet në vendimin zyrtar që posedon Insajderi.

    Pas vendimit të lëshuar nga AUV, kompania “Fruktos shpk” është detyruar të kthej mallin në vendin e origjinës.

    Këtë e kanë konfrirmuar edhe kompania “Frutkos”  e cila tha se kamionët me qepë janë kthyer mbrapa nga autoritete.

    “Duke iu referuar importeve të mëhershme të realizuara nga kompania importuese Frutkos Shpk, ju informojmë se në muajin janar të vitit 2025, dy dërgesa të kompanisë sonë janë kthyer mbrapa nga autoritetet përkatëse, për shkak se mallrat nuk ishin të etiketuara (tiketat ku vendosen ne thas , përshkrimini mallit,shteti dërgues,Eksportuesi) plotësisht në përputhje me rregulloret e importit. Si rrjedhojë, dërgesat janë kthyer në Serbi”, thuhet në përgjigjen e tyre..

    Fillimisht kjo kompani kishte tentuar të mohojë rastin duke thënë se vendimi nuk është dhënë ndaj kompanisë së tyre, por pas sqarimit dhe faktimit të pyetjeve që ka bërë Gazeta Insajderi, të njëjtin e kanë pranuar rastin dhe kanë dhënë komentin e tyre.

    Kjo kompani sipas Regjistrit të Bizneseve në Kosovë figuron të jenë në pronësi te Fadil Beqirit, e cila merret me ‘tregti me shumicë te ftuarve dhe perimeve. / Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark