Vdekja e Hulk-ut, reagon djali i presidentit Trump - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vdekja e Hulk-ut, reagon djali i presidentit Trump

    Insajderi
    24 July 2025 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bota e sportit dhe adhuruesit e mundjes profesioniste janë tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së WWE-së, Hulk Hogan.

    Ai ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pashembullt në arenën e mundjes dhe më gjerë.

    Hogan ishte një prej figurave më të famshme të mundjes amerikane, i njohur jo vetëm për sukseset në ring, por edhe për ndikimin e tij të madh në kulturën pop dhe në media. Me karrierë që shtrihet në disa dekada, ai arriti të bëhej një emër i njohur në mbarë botën, duke mbetur i dashur për miliona fansa.

    Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë figura publike, përfshirë edhe Donald Trump Jr., i cili reagoi menjëherë në platformën X (ish-Twitter), me një mesazh të shkurtër.

    “U prehtë në paqe”, shkroi ai, duke bashkëngjitur edhe një fotografi të përbashkët me Hogan, të realizuar gjatë Konventës Republikane të vitit 2024.

    Përveç karrierës në sport dhe argëtim, Hulk Hogan ishte aktiv edhe në skenën politike amerikane. Ai ishte mbështetës i hapur i fushatës së ish-presidentit Donald Trump, duke marrë pjesë në disa ngjarje publike në përkrahje të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark