Olluri: Qeveria Kurti po funksionon si grup i hajnave – çdo ditë një aferë e re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Qeveria Kurti po funksionon si grup i hajnave – çdo ditë një aferë e re

    Insajderi
    24 July 2025 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka komentua rastin e përfitimit të 52 mijë eurove nga burri i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke e cilësuar si pjesë të një zinxhiri të gjatë aferash korruptive në Qeverinë Kurti.

    “Njerëzit janë të shokuar me raportimet e shpeshta për hajnitë dhe keqpërdorimet e qeverisë Kurti se në sasi dhe numra janë shumë. Çdo ditë del nga një lajm ku përfshihen në afera korruptive. Këta janë si një grup i hajnave që është në gjendje me hi me rreziku jetën e vetë deri në bankë i armatosur e me maskë për me u pasuru”, deklaroi Olluri.

    “Tash një grup i njerëzve që kanë mentalitet të hajnit janë pjesë e institucioneve qeveritare që s’ju duhet as mu armatos, as me ngjitë maskën, as me rreziku jetën. Por përmes printimit të një letre arrijnë me fitu fonde, kështu që këta njerëz s’po kanë të ndalur”, u shpreh Olluri në Pressing.

    Ai krahasoi këtë sjellje me një “grup hajdutësh që dikur rrezikonin jetën për të grabitur, ndërsa tani thjesht përdorin një letër për të përfituar para publike”.

    Sipas tij, mentaliteti i përfitimit të padrejtë është bërë pjesë e funksionimit institucional.

    “Te nepotizmi, Fitorja s’ka faj, se e ka parë që ky veprim nuk është i ndëshkueshëm”, shtoi Olluri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark