“A je kthy me shokët?, duhej t'i thosha po” – Thaçi rrëfen momentin e fundit prekës me babain në Spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A je kthy me shokët?, duhej t’i thosha po” – Thaçi rrëfen momentin e fundit prekës me babain në Spital

    Insajderi
    24 July 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ka rrëfyer momentin më të fundit prekës me babanë e tij, Haxhi Thaçin, gjatë qëndrimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Thaçi tregoi se babai i tij e pyeste disa herë me kujdes “Disa herë me pyeti, ‘A je kthy me shokët?’, duhej t’i thosha, ‘Po’. U gëzua si fëmija. Derisa Lumja e ushqente me supë, dëshironte të fliste e të fliste me mua me gjithë fuqinë e mbetur. Shumë mirë që qenkan lëshu krejt shokët”, e përsëriti disa herë atë ditë”, tha ai në Rubikon.

    Në momentin e ndarjes, kur Thaçi po largohej, babai i tha se do të prisnin njëri-tjetrin në Burojë për një filxhan çaj.

    “Ishte i përmbushur. Kur erdhi koha për t’u përshëndetur dhe për të ikur, me lehtësi i thashë: ‘Po shkoj në Burojë të pres atje për çaj’. Mu përgjigj: ‘Shumë mirë, shko se edhe unë vij me kismet shpejt, nuk kam çka me nejt këtu’”, u shpreh Thaçi

    Më 13 mars të këtij viti, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nën masa të rrepta sigurie pati vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark