Po të kthehej pas në kohë, a do ta votonte sërish themelimin e Gjykatës Speciale? – Thaçi përgjigjet nga Haga - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Po të kthehej pas në kohë, a do ta votonte sërish themelimin e Gjykatës Speciale? – Thaçi përgjigjet nga Haga

    Insajderi
    24 July 2025 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për themelimin e Gjykatës Speciale dhe sfidat që përballi vendi në atë kohë, shkruan Insajderi.

    Thaçi, i cili atëbotë ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, tha se Kosova kishte përballë dy opsione: ose të themelonte Specialen në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ose t’i imponohej një gjykatë e ngjashme nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me përfshirjen e Rusisë dhe Kinës, por që gjithsesi do të përkrahej nga SHBA dhe BE.

    “Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE”, deklaroi Thaçi në Rubikon.

    Ai shtoi se Kosova bëri zgjedhjen e parë, që e quajti shumë sfiduese, por më të përgjegjshme, duke theksuar se partnerët amerikanë dhe evropianë kishin dhënë garanci se legjislacioni kosovar do të respektohej në këtë proces.

    “Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet”, tha Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark