Insajderi
Lajme

Deçan: Gruaja kërcënon dhe ngacmon dy burra në telefon, më pas e sulmon fizikisht njërin

Insajderi
25 July 2025 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deçan: Gruaja kërcënon dhe ngacmon dy burra në telefon, më pas e sulmon fizikisht njërin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit nën dyshimin për kanosje, ngacmim dhe sulm fizik ndaj dy personave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 19:05, kur e dyshuara, shtetase kosovare, përmes telefonit kishte kanosur dhe ngacmuar dy burra kosovarë. Më pas, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre

Fatmirësisht, viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor. Pas arrestimit dhe intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ndaj saj janë iniciuar procedurat ligjore për veprat penale të “Kanosjes”, “Ngacmimit” dhe “Sulmit fizik”. Hetimet për rastin janë në zhvillim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark