"22 gëzhoja në vendin e ngjarjes"- Dy muaj pas ngjarjes që tronditi qytetarët në mes të natës, Policia arreston një të dyshuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “22 gëzhoja në vendin e ngjarjes”- Dy muaj pas ngjarjes që tronditi qytetarët në mes të natës, Policia arreston një të dyshuar

    Insajderi
    25 July 2025 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth dy muaj më parë, Rruga “B” është tronditur nga të shtënat me armë në mes të natës.


    Sipas Policisë së Kosovës, më 13 maj, pas marrjes së informacionit për të shtënat, njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.


    Gjatë kontrollit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan gjithsej 22 gëzhoja armësh zjarri. Si pasojë, u dëmtuan dy automjete me targa lokale, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

    Në lidhje me këtë, rreth dy muaj më pas një person është arrestuar.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar të dyshuarin, një 23-vjeçar me inicialet V.K., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur në kërkim që nga momenti i incidentit.

    “Shtetasi V.K., mashkull, 23 vjeç, i shpallur në kërkim, u arrestua si rezultat i veprimeve të specializuara operativo-policore të ndërmarra në kuadër të hetimit të këtij rasti,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Ndaj të dyshuarit janë ngritur dyshime për përfshirje në veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark