Viktima dhunohej prej kohësh, fytyrën e kishte me shenja- Vajza mbyti me tel babanë, arrestohet edhe e ëma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Viktima dhunohej prej kohësh, fytyrën e kishte me shenja- Vajza mbyti me tel babanë, arrestohet edhe e ëma

    Insajderi
    25 July 2025 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënën e Emanilda Rames e cila u arrestua nje ditë me parë për vrasjen makabre të babait të saj.

    Teksa pritet te zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bije që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga te afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje.

    Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpesh herë në punë me shenja ne fytyre për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.

    Burime nga policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama ne Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija megjithëse në të njëjtin oborr.

    Prej vitesh 56-vjeçari i vrarë tragjikisht dy ditë me parë, jetonte në dhomën që shërbente si kuzhine e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kane vrare 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe me pas inskenuan ngjarjen si aksident.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark