Deni Avdija, basketbollisti me rrënjë nga Prishtina që synon të bëjë histori me Izraelin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Deni Avdija, basketbollisti me rrënjë nga Prishtina që synon të bëjë histori me Izraelin

    Insajderi
    25 July 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deni Avdija, 24-vjeçari me shtetësi izraelite dhe serbe, luan për Portland Trail Blazers në NBA.

    Ai është djali i Zufer Avdija, ish-basketbollistit të njohur nga Prishtina që shkëlqeu me Elektrokosovën dhe Cërvena Zvezdën para se të transferohej në Izrael.

    Deni Avdija do ta udhëheqë Izraelin në Eurobasket 2025, që mbahet pas disa javësh.

    I pyetur për Kombëtaren, Deni tha: “Tani për tani, Izraeli është prioriteti im më i madh. Është nderi më i madh për një basketbollist. Dua të jap gjithçka për këtë ekip dhe besoj se mund të arrijmë larg në EuroBasket.”

    Ai e cilëson trajnerin Ariel Beit Halahmy si një figurë kyçe që e ndihmoi të fitonte Europianin U20 në 2019. Pas një paraqitjeje të mirë në EuroBasket 2022, Avdija beson se këtë herë Izraeli mund të kalojë grupet dhe të shkojë më larg.

    “Kemi një ekip të talentuar dhe staf të shkëlqyer. Besojmë te vetja,” tha Avdija, i cili mbetet një nga shpresat më të mëdha të basketbollit izraelit.

    Nëna e tij është izraelite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark