Martesa e të bijës së Rugovës, ja kush nga LDK-ja ishte i ftuar në ceremoninë e kurorëzimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Martesa e të bijës së Rugovës, ja kush nga LDK-ja ishte i ftuar në ceremoninë e kurorëzimit

    Insajderi
    25 July 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është martuar me Agron Gjeloshajn në një ceremoni fetare të mbajtur sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

    Në këtë ditë të veçantë, të pranishëm ishin familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të jetës publike, si kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Ceremonia vjen pas kurorëzimit civil të çiftit, që u zhvillua dy ditë më parë në Rezidencën e Presidentit në Velani – një vend simbolik për familjen Rugova.

    Pamje nga martesa i ka ndarë kunata e nuses, Blerina Kllokoqi-Rugova, duke sjellë emocione dhe urime të shumta nga ndjekësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark