30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin në Serbi, MPJ: Zyra në Beograd do të bëjë kërkesë për ta vizituar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin në Serbi, MPJ: Zyra në Beograd do të bëjë kërkesë për ta vizituar

    Insajderi
    25 July 2025 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit, përmes Departamentit për Krime të Luftës, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit kosovar, Lulzim Halili.

    Halili u arrestua më 22 korrik 2025 nga autoritetet serbe. Sipas Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, ai akuzohet për “organizim dhe nxitje të kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”, në bazë të Nenit 145, paragrafi 2 dhe Nenit 1 të Kodit Penal të ish-RSFJ-së.

    MPJD njofton se, pas konfirmimit të nisjes së procedurës penale, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë një kërkesë zyrtare për ta vizituar Halilin në Qendrën e Paraburgimit ku ai po mbahet.

    Ministria thekson se do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes këtë rast dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark