Temperatura rekord, 42.5°C u shënuan në këtë qytet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura rekord, 42.5°C u shënuan në këtë qytet

    Insajderi
    25 July 2025 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me temperatura rekord të regjistruara në shumë qytete të vendit.

    Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Stacioneve Meteorologjike Automatike, temperatura më e lartë u shënua në Hani i Elezit, me 41.6°C, duke thyer çdo rekord të mëparshëm. Edhe qytete të tjera u përballën me temperatura përvëluese: Klinë 42.5°CGjakovë 40.7°CRahovec 40.2°CSuharekë 40.4°CPrizren 40.3°C.

    Në kryeqytet, Prishtina, u regjistrua temperatura 38.4°C, ndërsa në Mitrovicë 39.0°C. Edhe qytetet e tjera si Gjilani (39.6°C), Kamenica (39.7°C) dhe Skenderaj (38.7°C) u prekën rëndë nga i nxehti përvëlues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark