Policia jep detaje në raport për përplasjen e një qytetari me Fitore Pacollin, rasti cilësohet si "kanosje" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje në raport për përplasjen e një qytetari me Fitore Pacollin, rasti cilësohet si “kanosje”

    Insajderi
    26 July 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Qytetari që u përplas me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një lokal në Prishtinë, është liruar në procedurë të rregullt, pasi u intervistua nga Policia në cilësinë e të dyshuarit për kanosje.

    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” rastin.

    Policia tha se ky qytetar është shoqëruar për intervistim në polici pasi që ai “ka kanosur dy ankuesit”, duke iu referuar deputetes Pacolli dhe personin me të cilin ishte në lokal.

    “KANOSJE -Rr. Migjeni, Prishtinë 25.07.2025 – 13:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dy ankuesit (një femër dhe një mashkull) kosovarë derisa ishin duke qëndruar në një restorant. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, kishte reaguar pas përplasjes.

    Pacolli, tha se sulmi ndaj saj nuk ishte aspak spontan, ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar.

    “U përballa me një akt të rëndë kërcënimi dhe sulmi verbal nga një person i quajtur Agim Pllashniku. Ky individ njihet në publik dhe nga autoritetet për të kaluarën e tij të dhunshme. Ky sulm nuk ishte aspak spontan, ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar.

    “Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale është incizuar nga gruaja ose vajza e tij, të cilat ishin të pranishme në vendngjarje. Gruaja është e punësuar në institucionin e Avokatit të Popullit, ndërsa vajza pritet të jetë kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e PSD-së”, tha ajo.

    Sipas saj qytetari ka sulmuar fizikisht asistentin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark