Burri sulmohet fizikisht nga dy vëllezërit e tij, shkak prona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri sulmohet fizikisht nga dy vëllezërit e tij, shkak prona

    Insajderi
    26 July 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar vëllain e tyre në Shtime.

    Sipas policisë, deri te sulmi erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronë.

    Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor, derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Shtime 25.07.2025 – 16:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar-vëllain e tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Shtime, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark