"Dyshohet për lidhje intime", kush është 55-vjeçari që ndihmoi vajzën të mbyste babanë me tel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dyshohet për lidhje intime”, kush është 55-vjeçari që ndihmoi vajzën të mbyste babanë me tel

    Insajderi
    26 July 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e së mërkurës fshatin Frashër të Patosit, ku 26-vjeçare Ermalinda Rama dyshohet se mbyti babain e saj, Anesti Rama.

    Policia e Fierit njoftoi këtë të shtunë se ka vënë në pranga edhe një tjetër person të përfshirë në këtë krim. Bëhet fjalë për shtetasin Çlirim Dogani, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ermalindën në ekzekutimin e të atit, duke e mbytur me një tel.

    Sipas informacioneve paraprake të hetimit, dyshohet se mes Ermalindës dhe Doganit ka pasur një lidhje intime, e cila nuk miratohej nga babai i saj. Konfliktet e vazhdueshme për këtë marrëdhënie mund të kenë çuar në përshkallëzimin e situatës dhe në kryerjen e krimit.

    Ermalinda Rama kishte lëvizur shpesh në zonën e Sukut të Roskovecit, ku punonte sezonalisht në serat bujqësore të fermerëve vendas. Pikërisht në këtë zonë, që përfshin fshatrat Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj, dyshohet se ajo është njohur me Çlirim Doganin. Ky i fundit është i martuar dhe baba i disa fëmijëve.

    Në dëshminë e tij para hetuesve, Dogani ka mohuar çdo përfshirje në krim, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ndodhej në një tjetër fshat. Megjithatë, policia vijon hetimet mbi dinamikën e plotë të krimit dhe po verifikon alibitë e të dyshuarve.

    Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë në drejtimin e Prokurorisë së Fierit./euronewsalbania/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark