Zbardhet dinamika e vrasjes, vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhet dinamika e vrasjes, vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e …

    Insajderi
    26 July 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e së mërkurës fshatin Frashër të Patosit, ku 26-vjeçare Ermalinda Rama dyshohet se mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama.

    Policia e Fierit njoftoi këtë të shtunë se ka vënë në pranga edhe një tjetër person të përfshirë në këtë krim. Bëhet fjalë për shtetasin Çlirim Dogani, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ermalindën në ekzekutimin e të atit, duke e mbytur me një tel.

    Top Channel raporton të gjithë dinamikën e vrasjes ndodhur në banesën e viktimës.

    Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

    Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

    Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

    Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark