Qytetari përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit

    Insajderi
    26 July 2025 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin.

    Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po pritet të nisë seanca e 53-të konstituive.

    Qytetari kishte me vete disa dokumente, për të cilat i thoshte Pacollit që në këto dokumente, del që ajo është një hajdute.

    “Hajninë e ki me dokument, nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument”, thotë ai.

    Megjithëse Pacolli i thoshte se nëse do të ballafaqohet me të, le t’i drejtohet organeve kompetente.

    “Kur të duash ballafaqohemi me drejtësinë, shko te organet kompetente”, i tha Pacolli qytetarit.

    E ky qytetar nuk la pa e përmendur incidentin e djeshëm, ku edhe një qytetar tjetër u ballafaqua me Fitore Pacollin, duke e quajtur “hajne”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark