"U sulmova fizikisht ...", përplasja me Fitore Pacollin, qytetari dorëzon kallëzim penal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U sulmova fizikisht …”, përplasja me Fitore Pacollin, qytetari dorëzon kallëzim penal

    Insajderi
    26 July 2025 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Qytetari që u përplas me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një lokal në Prishtinë, është liruar në procedurë të rregullt, pasi u intervistua nga Policia në cilësinë e të dyshuarit për kanosje.

    Policia tha se ky qytetar është shoqëruar për intervistim në polici pasi që ai “ka kanosur dy ankuesit”, duke iu referuar deputetes Pacolli dhe personin me të cilin ishte në lokal.

    Por, ndaj deputetes Fitore Pacolli dhe asistentit të saj, nga veterani, Agim Plashniku është dorëzuar kallëzim penal.

    Çka thuhet në kallëzimin penal?

    Në dokumentin që ka siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se qytetari i është afruar me gjest simbolik deputetes Pacolli.

    Por, që sipas tyre ajo ka reaguar duke ia kapur dorën qytetarit. Në kallëzim pretendohet se veterani u sulmua fizikisht nga deputetja Pacolli dhe asistenti i saj.

    “Sepse me datën 25.07.2025 pranë një kafeterie te Komunën e Prishtinës këtu Fitore Pacolli dhe asistenti i tij sulmojnë fizikisht qytetarin palën e dëmtuar Agim Plashnikun ku ngjarja ka rrjedhur në momentin kur Agim Plashniku pasi që iu afrohet deputetes Fitore Pacolli në mënyrë te qetë dhe të kulturar (video-incizimi) qytetari Agim Plashniku në gjest simbolik për të shprehur indinjaten me rrethanat politike te vendit dhe korupsionin e madh që po e mbretëron vendin i afrohet deputetes dhe i thotë “apo ma paguan edhe mua faturën” pra ky gjest simbolik drejtuar deputetes Fitore Pacolli ishte për faktin se ajo ishte e përfshire në një skandal te koruspionít e që skandali është publikuar në çdo portal dhe gjithë qytetarët janë njoftuar për këtë skandal dhe në atë moment Fitore Pacolli ngritet në këmbe i afrohet qytetarit Agim Plashniku dhe e kap për dore duke ngritur zërin dhe piskamën se unë ty nuk te tutem dhe me pas qytetarit Agim Plashnikut i afrohet edhe asistenti i. Fitore Pacollit i cili e shtyën fizikisht qytetarin duke pasur kontakt fizik pra janë incizimet provat materiale dhe dëshmitaret e rastit këtu si personeli i Avokatit te Popullit vet Naim Qelaj i cili ka qen dëshmitar okular i rastit që do ta dëshmoj situatën e sulmit”.

    Me këto veprime, thuhet aty se me dashje direkte Fitore Pacolli dhe asistenti i tij ka kryer veprën penale te sulmit e sanksionuar sipas Kodit Penal te Kosovës.

    Reagimi i Fitore Pacollit

    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, kishte reaguar pas përplasjes.

    Pacolli, tha se sulmi ndaj saj nuk ishte aspak spontan, ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar.

    “U përballa me një akt të rëndë kërcënimi dhe sulmi verbal nga një person i quajtur Agim Pllashniku. Ky individ njihet në publik dhe nga autoritetet për të kaluarën e tij të dhunshme. Ky sulm nuk ishte aspak spontan, ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar.

    “Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale është incizuar nga gruaja ose vajza e tij, të cilat ishin të pranishme në vendngjarje. Gruaja është e punësuar në institucionin e Avokatit të Popullit, ndërsa vajza pritet të jetë kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e PSD-së”, tha ajo.

    Sipas saj qytetari ka sulmuar fizikisht asistentin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark