“O Albin” –Qytetari që në oborr të Kuvendit akuzoi Fitore Pacollin për hajni, 'përballet' edhe me Albin Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “O Albin” –Qytetari që në oborr të Kuvendit akuzoi Fitore Pacollin për hajni, ‘përballet’ edhe me Albin Kurtin

    Insajderi
    26 July 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar që sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, i cili pak minuta më parë e kishte ndalur deputeten Fitore Pacolli duke i thënë: “Je hajne me dokumenta”, ka tentuar të ndalë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    “A, Albin!”, është dëgjuar qytetari duke e thirrur Kurtin, ndërsa shtonte se e njeh personalisht kreun e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Megjithatë, Kurti nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën drejt Kuvendit, i shoqëruar nga truprojat.

    Qytetarit iu pamundësua afrimi ndaj Kurtit edhe nga një police që ndodhej brenda oborrit të Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark