Zjarret masive përfshijnë disa fshatra në Suharekë, Bali Muharremaj publikisht kërkon ndihmën e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarret masive përfshijnë disa fshatra në Suharekë, Bali Muharremaj publikisht kërkon ndihmën e qytetarëve

    Insajderi
    26 July 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarre të përmasave të mëdha kanë përfshirë disa zona rurale të Komunës së Suharekës.

    Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka reaguar përmes një thirrjeje publike, duke kërkuar ndihmë urgjente nga qytetarët që posedojnë pajisje për shuarjen e zjarreve.

    Ai ka njoftuar se vatrat aktive janë të përqendruara në fshatrat Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht.

    “Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë mundësi dhe mjete për ndërhyrje, të ndihmojnë në zonën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht, ku situata është shqetësuese”, ka shkruar ai në një postim publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark