Mjekët në Skenderaj ia shpëtojnë jetën dyvjeçarit që po ngulfatej nga një copë ashti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët në Skenderaj ia shpëtojnë jetën dyvjeçarit që po ngulfatej nga një copë ashti

    Insajderi
    26 July 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Emergjencën e Skenderajt, mbrëmë një fëmijë vetëm dy vjeç u dërgua në gjendje të rëndë.

    Mjeku Arxhend Ahmeti, i cili ishte pjesë e ekipit që ndërhyri, e përshkroi ngjarjen në një postim në Facebook.

    Ai shkroi: Sonte në Emergjencën e Skenderajt patëm një rast të rëndë, ku një fëmijë 2-vjeçar na erdhi i ngulfatur nga një copë mishi me asht, pothuajse pa vetëdije dhe në gjendje shumë të rëndë, ku sekondat ishin vendimtare. Falë reagimit të menjëhershëm dhe përkushtimit maksimal, arritëm t’ia hapim rrugët e frymëmarrjes dhe ta stabilizojmë.

    Ky rast është një kujtim që do të mbetet gjatë në memorien tonë, ku jeta dhe vdekja u ballafaquan për pak sekonda – dhe jeta fitoi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark