Policia urdhëron ndaljen e energjisë elektrike në disa vendbanime, ja ku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia urdhëron ndaljen e energjisë elektrike në disa vendbanime, ja ku

    Insajderi
    26 July 2025 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me urdhër të Policisë së Kosovës, KOSTT-i ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3.

    Bëhet e ditur se për shkak të zjarreve të mëdha në rajone të ndryshme të vendit, veçanërisht në Prizren, në Mitrovicë dhe në Gjakovë janë dëmtuar asetet elektroenergjetike të KEDS-it, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.

    “Gjendja po bëhet alarmante për shkak edhe të erërave të fuqishme që po fryjnë në këto dhe në disa rajone të tjera të vendit. Ekipet e KEDS-it janë të pranishme në terren dhe po punojnë me përkushtim për rikthimin e gjendjes në normalitet. Lusim qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të situatës së krijuar në këto zona”, thuhet në njoftim të KOSTT-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark