Dita më e nxehtë e vitit – Ja temperatura rekord që u shënua në një qytet të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita më e nxehtë e vitit – Ja temperatura rekord që u shënua në një qytet të Kosovës

    Insajderi
    26 July 2025 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është goditur nga një valë ekstreme të nxehti, me temperatura rekorde të regjistruara më 26 korrik.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik, Han i Elezit ka shënuar temperaturën më të lartë ndonjëherë të matur zyrtarisht – 42.4°C. V

    lera mbi 40°C janë regjistruar edhe në shumë komuna të tjera: Kamenicë (41.6°C), Gjilan (41.2°C), Klinë (41.1°C), Rahovec (41.1°C), Leposaviq (41.3°C), Gjakovë (41.7°C), Komoran (40.8°C), Skenderaj (40.3°C), Mitrovicë (40.5°C), Prishtinë (40.2°C), dhe Istog (40.5°C).

    Disa zona malore si Brodi dhe Brezovica kanë mbetur më të freskëta. Instituti ka bërë thirrje për kujdes ndaj shëndetit, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark