
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ato nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të gjetur një zgjidhje.
Murati deklaroi se gjatë gjashtë seancave të para, VV-ja ka ofruar mundësinë e votimit të hapur për të dalë nga ngërçi, por partitë opozitare nuk kanë lejuar deputetët e tyre të votojnë lirshëm, duke ndjekur vetëm linjën dhe diktatin e partive të tyre.
“Ne kemi provuar gjashtë herë më duket votimin e hapur, gjashtë herë kanë pasë mundësinë të gjithë deputetët pra 120 që të votojnë, të marrin pjesë me votën e tyre dhe të dilet nga ngërçi. Por që e kemi parë se pavarësisht që edhe atëherë ka pasë vullnete individuale të deputetëve ka mbizotëruar linja e partisë, dhe diktati nga lartë që asnjë deputetë të mos dalë nga linja partiake”, u shpreh Murati.