"Shtet në pauzë", Cakolli kritikon ashpër dështimin në Kuvend: 54 përpjekje pa sukses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shtet në pauzë”, Cakolli kritikon ashpër dështimin në Kuvend: 54 përpjekje pa sukses

    Insajderi
    27 July 2025 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, i cili nuk arriti të formohej as pas 54 përpjekjesh, duke e cilësuar këtë si një përfundim të turpshëm të një krize të zvarritur me vetëdije.

    Përmes një postimi në Facebook, Cakolli theksoi se përgjegjësia kryesore i takon subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar.

    Sipas tij, edhe pse nga sot nuk do të ketë më seanca me improvizime dhe arbitraritet, vendi ndodhet tashmë në një situatë të paprecedentë – me një Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe një qeveri në detyrë, e zgjedhur nga legjislatura e parafundit, anëtarët e së cilës, siç nënvizon ai, nuk kanë më autoritet ligjor për vendimmarrje.

    “Një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit me vetëdije. Kuvendi nuk u konstitua as në përpjekjen e 54-të, duke dështuar kësisoj në përmbushjen e obligimit kushtetues për t’u konstituar brenda 30 ditëve. Barra kryesore e përgjegjësisë politike së gjithë këtij dështimi bie qartazi mbi subjektin politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Por e drejta nuk mjafton kur mungon vullneti për konsensus dhe për ta çuar procesin përpara.”

    “Nga sot, nuk do të kemi më seanca me improvizime e arbitraritet, si në sagën e mbi 100 ditëve të kaluara – një periudhë që, mbi të gjitha, shpërfaqi mungesën e përgjegjësisë politike dhe refuzimin e kompromisit si vlerë demokratike. Tashmë jemi në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me një qeveri në detyrë, të zgjedhur nga legjislatura e parafundit – anëtarët e së cilës nuk kanë as autoritet ligjor për vendimmarrje. Qytetarët nuk e kanë merituar një shtet në pauzë për shkak të llogarive të ngushta partiake”, ka shkruar Cakolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark