Guardiola kërkon përforcim urgjent, City gati 60 milionë euro për yllin e Newcastle - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Guardiola kërkon përforcim urgjent, City gati 60 milionë euro për yllin e Newcastle

    Insajderi
    27 July 2025 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City ka ende disa çështje të pazgjidhura përpara fillimit të sezonit të ri. Pas një muaji qershor relativisht të qetë, kampionët anglezë kanë nisur lëvizjet për të përforcuar skuadrën dhe për të rikthyer ritmin e zakonshëm të punës.

    Edhe pse Pep Guardiola vazhdon të udhëheqë projektin, është e qartë se brenda klubit po ndodh një fazë tranzicioni. Sezoni i kaluar u konsiderua një dështim, pasi City doli jashtë garës për të gjitha objektivat kryesore.

    Për ta përmirësuar situatën, drejtuesit vendosën të investojnë fuqishëm në merkaton e janarit, pas disa afateve të verës me lëvizje të kufizuara. Ndryshimet nisën që para Botërorit për Klube, me disa prurje të reja dhe largime të rëndësishme.

    Dy nga emrat më të njohur që u larguan janë Kevin De Bruyne dhe Kyle Walker, duke lënë boshllëqe të mëdha në skuadër.

    Një nga pozicionet që City kërkon të mbushë me urgjencë është krahu i djathtë i mbrojtjes. Mungesa e një zëvendësuesi të denjë për Kyle Walker ka bërë që klubi të rikthejë vëmendjen te Tino Livramento.

    22-vjeçari anglez, i cili aktualisht aktivizohet te Newcastle United, është kthyer në objektivin kryesor të Guardiolës. Sipas raportimeve nga BBC Sport, Manchester City ka rinovuar interesin për të dhe lojtari thuhet se është i hapur për një kalim në “Etihad”.

    Livramento vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe Newcastle, e cila tashmë po përballet me presion rreth së ardhmes së Alexander Isak, mund të detyrohet të përballojë një tjetër sfidë në merkato. City ka si synim ta mbyllë këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark