Gjendet i vdekur në një apartament në Sarandë një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur në një apartament në Sarandë një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

    Insajderi
    27 July 2025 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur në Sarandë, në apartamentin ku po qëndronte për pushime.

    Sipas policisë së shtetit, rasti ka ndodhur të shtunën në lagjen nr. 1 të qytetit.

    Policia ka bërë të ditur se viktima O. J., është gjetur nga familjarët.

    Sipas njoftimit, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark