Gjendet i vdekur një person në afërsi të punës në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në afërsi të punës në Prizren

    Insajderi
    27 July 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informacion rreth orës 13:35 për një rast të një personi të vdekur në hapësirat e “Parkut Inovativ” në Prizren.

    Personi i gjetur pa shenja jete është një punëtor 55 vjeçar.

    Sipas Policisë, të dhënat fillestare tregojnë se i ndjeri ka qenë punëtor në atë park.

    Njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha procedurat hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, thuhet në njoftim.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të saktë të vdekjes.

    Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark