Gjendet i vdekur 27-vjeçari në oborrin e shtëpisë në Malishevë të Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur 27-vjeçari në oborrin e shtëpisë në Malishevë të Gjilanit

    Insajderi
    27 July 2025 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Malishevë të Gjilanit, ku një person i moshës së re është gjetur i vdekur.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi.

    Sipas Hashanit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante, si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbuluar rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark