Publikohen pamjet e para të Galaxy S26 Ultra - Insajderi
×
Teknologji

Publikohen pamjet e para të Galaxy S26 Ultra

Insajderi
27 July 2025 - 22:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ice Universe ka publikuar pamjet e para të Galaxy S26 Ultra, të krijuar nga fansat.

Ky model i krijuar nga fansat besohet t’i ngjajë mjaft shumë modelit të vërtetë, ndonëse pamjet janë ende jo-zyrtare.

Siç raportohet në media, ndryshimet në këtë model do të fillojnë nga kamera.

Sipas Ice, kamerat kryesore dhe telefoto 5x të përfolura do të kenë apertura më të mëdha, që do të thotë se madhësia e hapjes në lente do të jetë më e madhe gjë që lejon shumë dritë të hyjë.

Lentet do të zënë më shumë hapësirë si rezultat.

Në të njëjtën kohë, Galaxy S26 Ultra pritet të jetë më i hollë se S25 Ultra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark