Pritet zbutje e temperaturave nga java e ardhshme, deri në kaq gradë maksimalet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet zbutje e temperaturave nga java e ardhshme, deri në kaq gradë maksimalet

    Insajderi
    27 July 2025 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditët e fundit, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik, java e ardhshme do të karakterizohet me mot më të paqëndrueshëm.

    Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

    Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.

    Parashikimi i plotë i motit për pesë ditët e ardhshme:

    E hënë: Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 15 – 18°C. Temperaturat maksimale: 27-31°C. Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit.

    E martë: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu. Temperaturat minimale: 14 – 17°C. Temperaturat maksimale: 25 – 28°C. Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s.

    E mërkurë: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 13 – 17°C. Temperaturat maksimale: 24-27°C. Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.

    E enjte: Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale: 14 – 16°C. Temperaturat maksimale: 25-27°C. Era: nga verilindja, 1–5 m/s.

    E premte: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale: 13-15°C. Temperaturat maksimale: 25-27°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark