Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

    Insajderi
    28 July 2025 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Pllashniku, qytetari që u konfrontua të premten e kaluar me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli, ka bërë kallëzim penal ndaj saj.

    Siç u tha në dokumentin e kallëzimit penal, për të cilin raportoi Insajderi, “më datën 25 korrik, 2025, pranë një kafiterie te Komuna e Prishtinës, këtu Fitore Pacolli dhe asistenti i saj sulmojnë fizikisht qytetarin këtu palën e dëmtuar Agim Plashniku, ku ngjarja ka rrjedhur në momentin kur Agim Plashniku pasi që i afrohet deputetes Fitore Pacolli në mënyrë të qetë dhe të kulturuar (video-incizimi), qytetari Agim Plashniku në gjet simbolik për të shprehur indinjatën me rrethanat politike të vendit dhe korrupsionin e madh që po mbretëron në vend, i afrohet deputetes dhe i thotë ‘a po ma paguan edhe mua faturën’”.

    Vajza e Agimit, Sonila Pllashniku, dhe avokati i tij, Gent Gjini, ishin të ftuar për të debatuar rreth kësaj çështje në Klan Kosova.

    Nuk ka qenë e lehtë prej momentit kur u bë mediatike video, dhe kur u pa që Fitore Pacollit nuk po i shiten më rrenat e saja. Nuk ka qenë e lehtë për familjen, por ne jemi mësuar pak apo shumë, dhe e dimë se kjo qeveri, deputetët e VV-së, dhe në këtë rast Fitore Pacolli, kush janë e çka bëjnë. Përderisa Fitore Pacolli s’e ka problem me vjedh shtetin, ajo nuk e ka problem as me sulmu qytetarin, e as mandej me i bë përndjekje publike familjes së një qytetari, i cili thjesht kërkon llogari se çfarë është duke ndodhur me taksat e mija, dhe taksat e qytetarëve të tjerë”, u shpreh vajza e Agimit.

    Ajo shton se Pacolli nuk ka bërë kërcënim të drejtpërdrejt, por sipas saj, deputetja e VV-së ka bërë thirrje të hapur të urrejtjes përmes shkrimeve të saja, si dhe shton se ka bërë thirrje që nënën e saj ta largojnë nga puna që e ushtron.

    Nga ana tjetër, avokati Gjini thotë se klienti i tij është shtyrë me forcë nga Pacolli si dhe nga asistenti i saj.

    Po ashtu, avokati shton se Fitore Pacolli ka bërë denoncim të rrejshëm se kinse Agim Pllashniku ka pasur armë me vete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark