Insajderi
Lajme

Sekuestrohen 73 motoçikleta nё Prishtinë

Insajderi
28 July 2025 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohen 73 motoçikleta nё Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e policisë së kryeqytetit është duke zbatuar planin “Siguria në trafik”, me fokus të veçantë te motoçikletat dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Në kuadër të këtij plani, nga 09.07.2025 e deri më 27.07.2025 janë sekuestruar 73 motoçikleta, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, skadim të afatit të regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.

Po ashtu, janë shqiptuar 358 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Drejtoria e policisë së kryeqytetit apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht te ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark