PAMJE: Dënimet brutale që po u bëhen ushtarëve rusë që nuk duan të luftojnë për Putinin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    PAMJE: Dënimet brutale që po u bëhen ushtarëve rusë që nuk duan të luftojnë për Putinin

    Insajderi
    28 July 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtarët rusë e quajnë “sakrificë për Baba Jagën”, një shtrigë të frikshme nga folklori sllav që ushqehet me viktimat e saj.

    Një ushtar rus shihet në video duke u lidhur në një pemë dhe duke u lënë i braktisur – ndoshta për vdekje – në sulmin e një nga dronëve më të mëdhenj sulmues të Ukrainës, përcjell Insajderi.

    Arsyeja pse po ndodh kjo është e qartë nga një përgjim radiofonik në lidhje me një incident të ngjashëm, i ndarë me CNN, në të cilin një komandant rus mund të dëgjohet qartë duke urdhëruar një vartës të lidhet në këtë mënyrë si ndëshkim për dezertim.

    Udhëzimi jepet dy herë: “Fshiheni diku (ndërsa luftimet janë duke vazhduar) pastaj nxirreni jashtë dhe lidheni në një pemë … pas gjysmë ore”.

    Një komandant batalioni ukrainas i droneve thotë se e ka parë të ndodhë dy herë dhe e ka dëgjuar të ndodhë në përgjime radiofonike shumë herë të tjera.

    “Çdo dron të madh ukrainas e quajnë Baba Jagë. Ai përhap panik të tmerrshëm tek këta njerëz të lënduar. Për ta, është një lloj miti i frikshëm që fluturon dhe vret të gjithë”, tha për CNN komandanti, i cili njihet me emrin Munin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark