Theren me thikë dy për moshuar për shkak të lojës Domino në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Theren me thikë dy për moshuar për shkak të lojës Domino në Durrës

    Insajderi
    28 July 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përplasje e pazakontë mes dy të moshuarve ka ndodhur këtë të hënë në sheshin “Pranvera” në qendër të qytetit të Durrësit, ku një debat gjatë një loje domino ka përfunduar në një therje me thikë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur sipas mediave në Tiranë, konflikti mes dy burrave të moshuar ka degraduar në dhunë fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me mjet prerës.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë patrullat e Policisë së Durrësit dhe një autoambulancë, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit rajonal. Gjendja e tij raportohet të jetë nën kontroll.

    Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje lidhur me motivin e konfliktit dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark