Bashkëthemeluesi i YouTube ka shprehur shqetësimin e tij “për ndikimin e videove të shkurtra tek fëmijët” - Insajderi
×
Teknologji

Bashkëthemeluesi i YouTube ka shprehur shqetësimin e tij “për ndikimin e videove të shkurtra tek fëmijët”

Insajderi
28 July 2025 - 17:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Steve Chen, bashkëthemeluesi i YouTube, ka shprehur shqetësimin e tij “për ndikimin e videove të shkurtra tek fëmijët”.

Ai ka thënë se shumë prindër tashmë po shmangin videot me ngjyra të ndezura dhe efekte vizuale që tërheqin syri, pasi këto i bëjnë fëmijët të varur.

Ai sugjeroi që platformat të kufizojnë kohën e përdorimit për fëmijët, sipas grupmoshës.

Chen tha se ekziston një ekuilibër delikat mes përfitimeve financiare dhe asaj që është vërtet e dobishme për përdoruesit.

Komentet e tij vijnë mes shqetësimeve të ngjashme të shprehura edhe nga drejtues të tjerë të industrisë së teknologjisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark