Kapet me 113 km/h në zonë 60, gjobitet mërgimtari -Rasti i dërgohet autoriteteve zvicerane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet me 113 km/h në zonë 60, gjobitet mërgimtari -Rasti i dërgohet autoriteteve zvicerane

    Insajderi
    28 July 2025 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka dënuar një mërgimtar për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gjilan-Kamenicë.

    Sipas njoftimit zyrtar, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë trafiku në 60 km/h, drejtuesi i automjetit është kapur duke vozitur me 113 km/h.

    Bëhet e ditur se ndaj tij, i cili posedon patentë-shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane, është shqiptuar gjobë për kundërvajtje në vlerë prej 300 euro, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit për drejtimin e mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre muajsh.

    “Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit zviceran për bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit përkatës në territorin e shtetit tjetër, gjoba e shqiptuar do të përcillet për njoftim tek autoritetet kompetente në Zvicër, sipas marrëveshjes”, thuhet në njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark