Insajderi
Lajme

U nda nga jeta vajza e akademik Rexhep Qosjes

Insajderi
29 July 2025 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U nda nga jeta vajza e akademik Rexhep Qosjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i së ndjerës, Valjet Rexhepi.

Varrimi do të bëhet sot, më 29 korrik 2025, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.

Njoftim mortor:

Me pikëllim ju njoftojmë se sot, më 29 korrik 2025, ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi.

Varrimi i saj do të bëhet po sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

E pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkurë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark